KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Meghan Markle flet për pretendimet për abuzime me fëmijë të babait të saj

Meghan Markle flet për pretendimet për abuzime me fëmijë të babait të saj

Aktorja Meghan Markle, e cila u bë e njohur edhe për martesën e saj me Princin Harry, në një deklaratë, shprehet se është ndier "thellësisht e tronditur" pas njoftimeve se, në ish-banesën e babait të saj, Thomas Markle, në Filipine, janë gjetur imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, të cilat pretendohet se i përkasin atij, transmeton Klankosova.tv

Sipas BBC, ajo theksoi se shpreson që të kuptohet arsyeja e saj se pse është distancuar nga babai i saj dhe pse nuk e ka lejuar të njëjtin "t'i afrohet fëmijëve tanë".

Në një intervistë për "Daily Mail", Thomas Markle i mohoi akuzat se zotëronte imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, duke i quajtur ato "gënjeshtra të sëmura".

Dukesha e Sussexit ka thënë se kishte marrë vesh për "pretendimet shqetësuese" që lidhen me babanë e saj në vitin 2018. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.