Portieri i Trabzonsporit, André Onana, është përfshirë në një aksident trafiku në Turqi, pak orë pas fitores 2-0 ndaj Heartsit në Ligën e Konferencës.
Sipas mediave lokale, ish-portieri i Interit po kthehej në shtëpi me familjen e tij, kur automjeti i tij u godit nga prapa nga një makinë tjetër, në zonën e Yomras, pranë Trabzonit.
Përplasja e shkaktoi një aksident zinxhiror, ku u përfshinë disa automjete.
Presidenti i Trabzonsporit i qetëson tifozët
Onana, 30 vjeç, u dërgua në spital për kontrolle mjekësore, por u lirua pak më vonë. Sipas raportimeve, portieri dhe familjarët e tij nuk pësuan lëndime.
Presidenti i Trabzonsporit, Ertuërul Doëan, reagoi për mediat lokale, duke dhënë lajme qetësuese për gjendjen e kamerunasit.
“André Onana është përfshirë në një aksident trafiku këtë mbrëmje. Nuk ka asnjë problem me të dhe i urojmë shërim të shpejtë”, deklaroi Doëan.
Për momentin, nuk raportohet për pasoja shëndetësore te portieri apo familjarët e tij.
Onana është pjesë e Trabzonsporit në formë huazimi nga Manchester Unitedi. /Zëri

