Ukraina vazhdon të hasë probleme me rrjetin Starlink dhe kjo ndodh pavarësisht deklaratës së Donald Trumpit se kufizimet në lidhjen satelitore janë hequr nga Elon Musk.
Burimet i thanë BBC-së se janë regjistruar raste kur dronët humbasin lidhjen në shpejtësi prej 161 km/h, gjë që pengon operacionet ushtarake, transmeton Klankosova.tv
Presidenti amerikan kishte mohuar se e kishte udhëzuar miliarderin e teknologjisë që të kufizonte lidhjen në "Starshield" – versionin e Starlink të destinuar për përdorim ushtarak – por të enjten deklaroi se Musk "e kishte rikthyer" shërbimin në gjendjen e mëparshme.
Sipas BBC, më herët, Musk kishte deklaruar se nuk ishte ai shkaktari i ngadalësimit të shërbimit, i cili ndikoi në aftësinë e Ukrainës për të përdorur dronë sulmues dhe për të koordinuar operacionet mbrojtëse.
Burimet nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bënë të ditur se ushtria po monitoron vazhdimisht performancën e rrjeteve Starlink dhe Starshield.
Ato shtuan se "aktualisht nuk ka asnjë konfirmim që këto kufizime janë hequr". /Klankosova.tv

