KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më 25 nëntor samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: E ardhmja e rajonit është në Unionin Evropian

Më 25 nëntor samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: E ardhmja e rajonit është në Unionin Evropian

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor. Samiti do të theksojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Bashkimin Evropian në këtë samit do ta përfaqësojnë Presidenti i Këshillit Evropian dhe Presidentja e Komisionit Evropian.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është prioriteti ynë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim thelbësor gjeopolitik në këto kohë të trazuara. BE-ja është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i rajonit.”, ka deklaruar António Costa, President i Këshillit Evropian

Samiti do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar përkushtimin e BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për t’i inkurajuar partnerët që të përshpejtojnë reformat vendimtare dhe të përmbushin zotimet e nevojshme për të avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së.

Udhëheqësit do të vlerësojnë gjithashtu përparimin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor me BE-në, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe do të diskutojnë mënyrat për ta çuar më tej këtë proces.

Në fund, ata do të shqyrtojnë sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë një situate gjithnjë e më komplekse gjeopolitike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.