KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Forumi i Zërave Publikë në Budva: Si të bëhet integrimi në BE më i afërt për qytetarët e Ballkanit?

Forumi i Zërave Publikë në Budva: Si të bëhet integrimi në BE më i afërt për qytetarët e Ballkanit?

Forumi i parë i Zërave Publikë të Ballkanit Perëndimor, ka mbledhur në Budva të Malit të Zi politikëbërës, përfaqësues të mediave dhe ekspertë të komunikimit.

Forumi në fjalë u organizua nga Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, në partneritet me Bashkimin Evropian dhe Qeverinë gjermane, përmes projektit të GIZ-it, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjatë takimit atje, u diskutuan mënyrat se si procesi i integrimit në Bashkimin Evropian të bëhet më i kuptueshëm dhe më i afërt për qytetarët e rajonit, shkruan Telegrafi.

Gjatë forumit, ministrja e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorqeviq, theksoi rëndësinë e komunikimit më të qartë për procesin e integrimit evropian, ndërsa ambasadori gjerman në Mal të Zi, Edgar Alfred Gansen, vuri në pah nevojën për informim të besueshëm dhe të përqendruar te qytetarët.

Diskutimet u përqendruan në mënyrën se si përfitimet e integrimit evropian mund të lidhen me jetën e përditshme, përfshirë mundësitë për të rinjtë dhe bizneset, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.