KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulm ndaj një qendre të të dhënave në Rusi – ndërpriten disa sisteme digjitale

Sulm ndaj një qendre të të dhënave në Rusi – ndërpriten disa sisteme digjitale

Po vazhdojnë sulmet e ukrainase brenda territorit rus.

Një nga objektet kryesore të Shërbimit Federal të Tatimeve të Rusisë, në qytetin Gorodets, në rajonin e Nizhny Novgorodit, raportohet se është vënë në shënjestër të një sulmi.

Sipas informacioneve të publikuara, objekti shërben për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të regjistrave shtetërorë dhe të bazave të mëdha të të dhënave tatimore.

Sulmi mund të shkaktojë ndërprerje në funksionimin e disa sistemeve digjitale të institucioneve ruse, për shkak të rëndësisë së të dhënave që ruhen në këtë qendër.

Ngjarja vjen në një kohë kur në Rusi janë raportuar sulme të përsëritura ndaj qendrave të të dhënave, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e infrastrukturës digjitale të vendit.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të plota për shkallën e dëmeve apo për ndërprerjet konkrete që mund të ketë shkaktuar sulmi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.