Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arresutar një person në Podujevë.
Atij gjatë kontrollit i janë gjetur 428 gramë substancë narkotike, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, atij o kamë gketir edhe kokainë, cigare elektrike me substancë narkotike, armë zjarri dhe një peshore.
Raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
Podujevë 22.10.2026-13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të një objekti në të cilin është hasur i dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar 428 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 18 cigare elektrike me substancë narkotike THC, një armë zjarri pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/

