KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Luis Figo shpjegon pse transferimet moderne Real Madrid-Barcelona janë të pamundura

Luis Figo shpjegon pse transferimet moderne Real Madrid-Barcelona janë të pamundura

Ish-mesfushori Luis Figo e konsideron të pamundur një transferim të një lojtari nga Barcelona te Real Madridi ose në drejtimin e kundërt për shkak të kërkesave të larta financiare të tregut modern të transferimeve.

Në vitin 2000, ylli portugez u transferua nga klubi katalunas te skuadra madrilene për 62 milionë euro, një shifër rekord botëror në atë kohë.

Megjithatë, ka shumë vite që një gjë e tillë nuk po ndodh dhe tani është vetë Figo, i cili ka shpjeguar pse nuk po ndodhin këto transferime mes dy gjigantëve të La Ligas.

“Vështirë se duhet të presësh një transferim nga Real Madridi në Barcelonë ose anasjelltas, veçanërisht pas asaj që ndodhi me mua. Në ditët e sotme, klauzolat e lirimit janë tepër të larta. Shifrat e shkruara në kontrata janë thjesht të çmendura”, ka thënë fillimisht Figo.

“Nuk mund të thuash që një transferim i tillë është absolutisht i pamundur, por është jashtëzakonisht e pamundur që ndonjëri prej këtyre klubeve të jetë në gjendje ta përballojë atë”.

“Për shembull, tani për tani Barcelona sigurisht që nuk është në gjendje të shpenzojë shuma kaq të mëdha për transferime. Mendoj se është shumë e vështirë”, përfundoi ish-ylli i dy klubeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.