KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Dibër – njëri prej tyre 72 vjeçar

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Dibër – njëri prej tyre 72 vjeçar

Tre persona me inicialet A. M., 27 vjeç, D. Gj., 55 vjeç (banues në Sanxhak, Laç) dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel janë arrestuar pasi shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë kontrolleve fizike dhe në ambientet e banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike, fishek luftarakë, telefona, etij.

“94.70 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 orë dore e markës ‘Rolex’ “, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Start 3”.

Siç thuhet në njoftim nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatitnin dhe shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.