Një person është arrestuar në Podujevë, pasi gjatë kontrollit të një objekti ku ndodhej i dyshuari, policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë zjarri dhe prova të tjera.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 22 tetor, rreth orës 13:05, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar 428 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë kokainë, si dhe 18 cigare elektrike që përmbanin substancë narkotike THC.
Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

