Ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është rikthyer sërish për votim në Kuvend.
Gazetari Enis Reçica ka thënë se ka sinjale pozitive se ligji mund të marrë përsëri mbështetjen e deputetëve.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Reçica ka folur për mundësinë e sigurimit të votave të nevojshme, duke përmendur edhe takimin e raportuar mes ish-kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Reçicës, në këtë takim është diskutuar edhe mundësia që Lëvizja Vetëvendosje ta mbështesë ligjin në rast se ai rikthehet në Kuvend.
“Ka sinjale që do ta votojmë përsëri, sepse në momentin kur ka dhënë dorëheqje Bedri Hamza, është përmendur që paraprakisht është takuar me kryeministrin Albin Kurti, pikërisht për të diskutuar dhe për të marrë një lloj garancie për çështjen e këtij ligji. Nëse kthehet përsëri në Kuvend, a mund ta marrin përkrahjen e Vetëvendosjes? Megjithatë, ka marrë një lloj shenje pozitive nga kryeministri Kurti”, ka deklaruar Reçica.

