Analisti nga Shqipëria, Endrit Tafani, ka komentuar rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vlerësuar se kjo nismë mund ta dëmtojë politikisht Partinë Demokratike të Kosovës .
Në emisionin “Ora 7”, Tafani tha se është e paqartë pse ligji u procedua dhe u miratua me kaq ngulm e shpejtësi, përmes një procedure të përshpejtuar, nëse nuk ishte menduar mirë paraprakisht.
“…Po, nga ana politike patjetër. Atëherë nuk kuptohet pse ky ligj u çua në Kuvend dhe u miratua me aq këmbëngulje, me aq shpejtësi dhe me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që nuk ishte menduar mirë”, tha Tafani në Klan Kosova.
Burimi: klankosova.tv ↗

