KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Përplasjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i Kuvendit do të shqyrtojë sot në orën 10:00 kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës pas përplasjeve në seancën e djeshme plenare.

PS ka kërkuar përjashtimin nga punimet me 60 ditë për deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, të cilët u përplasën verbalisht dhe fizikisht me deputetët socialistë, shkruan A2cnn.

Ndërsa për 14 deputetë të tjerë të PD-së; Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi është kërkuar përjashtimi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.