KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Një defekt teknik ndërpreu përkohësisht funksionimin e sistemit informativ të grupit spitalor Insel Gruppe në Bernë të Zvicrës, të mërkurën në mbrëmje, duke detyruar personelin mjekësor të vazhdonte punën me procedura manuale, duke përdorur letër dhe laps.

Sipas transmetuesit zviceran SRF, problemi u shfaq rreth orës 20:00 dhe preku sistemin informativ që lidh spitalet e grupit, pacientët, mjekët referues dhe mjekët familjarë.

Zëdhënësi i Insel Gruppe, Olivier Dischoe, bëri të ditur se gjatë orëve të natës kërkohej më shumë punë manuale, por personeli ishte i trajnuar për situata të tilla dhe arriti të vazhdonte trajtimin e pacientëve sipas planeve emergjente, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht ndërprerjes, repartet e urgjencës qëndruan të hapura gjatë gjithë kohës. Sipas autoriteteve spitalore, siguria e pacientëve dhe vazhdimësia e kujdesit mjekësor u garantuan gjatë gjithë incidentit.

Shkaku i ndërprerjes ishte një problem me pajisjet fizike të sistemit informatik, ndërsa incidenti nuk kishte lidhje me një ndërprerje globale të teknologjisë informative.

Problemi kryesor u zgjidh në orët e para të së enjtes, kur sistemi u rikthye në funksion në të gjitha lokacionet e grupit spitalor. Megjithatë, gjatë ditës u raportuan ende ngadalësime të herëpashershme gjatë ngarkimit të dokumenteve dhe fotografive, të cilat kufizuan përkohësisht shkëmbimin e informacionit mes disa njësive.

Shkaku i saktë i defektit po hetohet nga Insel Gruppe në bashkëpunim me furnizuesin e sistemit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.