Cesc Fàbregas ka zbuluar se u kërkoi lojtarëve të Comos ta ulnin ritmin kur rezultati ishte 4-0 ndaj Manchester Unitedit, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që përfundoi 4-1.
Trajneri spanjoll mendoi të kursente energjitë e skuadrës për ndeshjen e radhës, por goli i vonshëm i Joshua Zirkzees e bëri të pendohej për vendimin.
“Jam penduar për dhjetë minutat e fundit. Unë u thashë lojtarëve ta ulnin ritmin, sepse kemi një ndeshje tjetër. Goli i pësuar më dhembi, por faji ishte imi”, deklaroi Fàbregas.
Ndërkohë, disfata e rëndë e Unitedit e thellon krizën e skuadrës angleze, ndërsa Como konfirmon rritjen nën drejtimin e trajnerit spanjoll. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

