KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Presidenti amerikan donte ta riemërtonte Atlantikun në “Oqeani i Trumpit”, por refuzohet nga Google

Presidenti amerikan donte ta riemërtonte Atlantikun në “Oqeani i Trumpit”, por refuzohet nga Google

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se kishte menduar ta riemërtonte Oqeanin Atlantik në “Oqeani i Trumpit”, por se drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, e kishte këshilluar të mos e bënte një gjë të tillë.

Lideri amerikan foli për këtë ide gjatë një tubimi në Clemson, në Karolinën e Jugut, ku tregoi se kishte diskutuar me drejtuesin e gjigantit teknologjik për mundësinë e ndryshimit të emrit të oqeanit.

Ai e përshkroi Pichain si një “njeri brilant” dhe tha se fillimisht e kishte pyetur nëse ishte e mundur të zbatohej një propozim i tillë.

Sipas Trumpit, drejtori i Google i kishte shpjeguar se oqeanet janë ndryshe nga gjiret dhe liqenet, pasi shtrihen përgjatë territoreve të shumë shteteve.

“Jo, jo, jo, këtë herë nuk do ta bëj”, tha Trump, duke cituar përgjigjen që pretendon se kishte marrë nga Pichai.

Presidenti amerikan shtoi se, pas kësaj bisede, kishte vendosur të hiqte dorë nga ideja.

“Prandaj ndoshta do të heq dorë. Mendoj se është më mirë të mbetet Oqeani Atlantik”, deklaroi ai.

Trump e kishte përmendur edhe më herët mundësinë e riemërtimit të një oqeani, duke propozuar emrat “Oqeani i Trumpit” ose “Oqeani i Amerikës”.

Kjo ide vjen pas vendimit të administratës së tij për ta ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës, një ndryshim që Google Maps e pasqyroi për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.

Kompania ka shpjeguar më parë se i përditëson emërtimet gjeografike në hartat e saj në përputhje me burimet zyrtare të autoriteteve përkatëse.

Megjithatë, ndryshimet e bëra nga administrata amerikane nuk janë automatikisht detyruese për shtetet e tjera. Emrat e oqeaneve, të cilët njihen ndërkombëtarisht dhe kufizohen me shumë vende, nuk mund të ndryshohen vetëm me një vendim të presidentit amerikan. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.