Hoffenheimi ka shënuar fitoren e parë në Europa League, duke mposhtur bindshëm Lyonin me rezultat 3-0.
Kramaric kaloi gjermanët në epërsi, ndërsa Daghim dhe Hlozek vulosën fitoren e rëndësishme të vendasve.
Leon Avdullahu luajti gjatë të gjitha 90 minutave, ndërsa Fisnik Asllani u inkuadrua në lojë në 17 minutat e fundit të takimit.
Në xhiron e katërt, Hoffenheimi do të jetë mysafir i Crystal Palace, kurse Lyoni do të përballet në udhëtim me Real Sociedadin.
Burimi: klankosova.tv ↗

