KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lewandowski i zbulon favoritët për Topin e Artë: “Mbaj gishtat e kryqëzuar për Yamal, por edhe Olise është fantastik”

Lewandowski i zbulon favoritët për Topin e Artë: “Mbaj gishtat e kryqëzuar për Yamal, por edhe Olise është fantastik”

Robert Lewandowski ka zbuluar se kë do të dëshironte ta shihte fitues të Topit të Artë, duke e përmendur ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lamine Yamal, por edhe yllin e Bayern Munichut, Michael Olise.

Sulmuesi polak, aktualisht pjesë e Chicago Fire, beson se gara për çmimin individual më prestigjioz në futboll është më e hapur se në të kaluarën.

“Natyrisht, i mbaj gishtat e kryqëzuar për Lamine Yamal, sepse është i jashtëzakonshëm, sidomos duke pasur parasysh moshën e tij. Megjithatë, situata është pak më ndryshe krahasuar me të kaluarën”, deklaroi Lewandowski.

Olise e ka impresionuar sulmuesin polak

Lewandowski nuk i kurseu elozhet as për Michael Olisen, i cili po shkëlqen me fanellën e Bayern Munichut.

“Olise, për mua, është spektakolar. Është një lojtar që mund ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Mendoj se bashkëpunimi mes Kane, Olise dhe Luis Díaz është perfekt”, u shpreh ai.

Polaku vlerësoi se Yamal dhe Olise janë ndër lojtarët ofensivë me ndikimin më të madh në skuadrat e tyre, së bashku me Harry Kane në rolin e qendërsulmuesit.

“Olise mund të ishte favorit për Topin e Artë”

Lewandowski beson se francezi e ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe meriton më shumë vëmendje.

“Nëse Olise do të kishte shënuar edhe disa gola në Kupën e Botës, ndoshta do të ishte ndër favoritët kryesorë për Topin e Artë, së bashku me Yamal dhe Kane”, theksoi sulmuesi.

Ai veçoi edhe inteligjencën e lojës së Olises, duke nënvizuar aftësinë e tij për të kuptuar momentin e duhur për të goditur, pasuar apo zgjedhur një zgjidhje tjetër në fushë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.