Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë nikoqire të edicionit të parë të Kupës së Botës për klube në futbollin e femrave, ka konfirmuar FIFA.
Turneu historik do të zhvillohet nga 5 deri më 30 janar 2028 dhe do të përfshijë 19 klube nga të gjashtë konfederatat kontinentale.
Ky kompeticion do të organizohet çdo katër vjet dhe synon ta rrisë më tej profilin ndërkombëtar të futbollit të femrave.
FIFA beson te infrastruktura amerikane
Sipas FIFA-s, përzgjedhja e SHBA-së lidhet me përvojën e vendit në organizimin e garave të mëdha ndërkombëtare, infrastrukturën sportive dhe interesimin në rritje për futbollin e femrave.
Drejtuesja e futbollit të femrave në FIFA, Sarai Bareman, theksoi se synimi është krijimi i një standardi të ri për futbollin e klubeve në nivel global.
Shtatë klube e kanë siguruar pjesëmarrjen
FIFA ka konfirmuar tashmë shtatë klubet e para që do të marrin pjesë në këtë garë historike:
Barcelona – Spanjë
Gotham FC – SHBA
Club América – Meksikë
Naegohyang Women’s FC – Koreja e Veriut
Corinthians – Brazil
Wuhan Jiangda – Kinë
Në total, gjashtë klube do ta përfaqësojnë Evropën, ndërsa nga tri ekipe do të vijnë nga Azia, Afrika, Amerika Veriore dhe Qendrore, si dhe Amerika e Jugut. Oqeania do të ketë një përfaqësues.
Kjo garë pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të femrave, duke u dhënë klubeve elitare mundësinë të garojnë për një trofe botëror. /Zëri

