KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Ditën e kalon si çdo punëtor tjetër në këtë biznes.

Por, nevojat e tij shëndetësore, nuk janë të njëjta më të tjerët.

Është ky, Ylber Selmani nga Ferizaj, i cili e ka të amputuar gjysmën e këmbës së majtë.

Krejt kjo si pasojë e plagëve të marra gjatë luftimeve me forcat serbe, si pjesëtar i Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”

Si pasojë e kësaj, Selmani thotë se në disa periudha kohore i duhet ta ndërrojë protezën e vendosur në këmbë.

Ajo që e lëndoi së fundmi Selmanin, ishte fakti që Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, nuk e mbështeti amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove për pajisje, proteza për invalidët e luftës.

“Kur e ki tash ligjore dhe e ki atë të amandamentune, psh unë sot nuk kam nevojë për protezë, por ka mundësi kam nevojë nesër. Tash momentin e parë kur është ligjore ti bën kërkesë pa ato tjerat, pa prezentim ato që ti e ndien veten keq a me i thënë a mos me i thënë edhe ty të marohet proteza. Dmth amandamentimi i djeshëm ka qenë pikërisht kjo, atyre brenda që ka votuar dhe nuk ka votuar iu mungon humanja, iu mungon njerëzorja, realisht ata paguhen”, shprehet Ylber Selmani-invalid i luftës.

Selmani thotë se është i pakënaqur me përkujdesjen që kësaj kategorie iu bë nga shteti.

“Nuk është vetëm proteza, ne kemi nevojë edhe për trajtim mjekësor, kemi nevojë për rehabilitim, për Banjë, kemi nevojë edhe për barna, dikush është me trauma, dikush është me pasoja të luftës të rënda, dikush është i plagosur i ka gjymtyrët por është i plagosur i ka plumbat brenda, ne kemi nevojë”, thotë Selmani.

Përgjigje për hallet e Selamnit, të enjten pati ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Në plot vende tjera këto proteza e kanë një limit të çmimit, në Kosovë me Udhëzimin Administrativ dhe vendimin që e kemi miratuar në Qeveri, vetë invalidi i luftës mund ta zgjedhë cilindo institucion, cilëndo protezë që atij i përshtatet më së miri dhe nuk ka limit në pagesë, komplet shuma që i kushton qoftë për protezën, qoftë për mirëmbajtjen e protezës komplet mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore”, tha ai.

Ndryshe, deputetët e LVV-së të mërkurën abstenuan në mbledhjen e Komisionit për Buxhet në kuadër të shqyrtimit të Projektligjit për ndryshim dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2027./teve1

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.