KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vdekja e pacientes nga kanceri, Reshitaj: Të ketë hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale

Vdekja e pacientes nga kanceri, Reshitaj: Të ketë hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të LDK-së, Albena Reshitaj ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e vdekjes së një pacienteje nga kanceri i gjirit.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, pasi që pacientja ishte ankuar se për katër muaj kishte pasur mungesë të ilaçit në Klinikën e Onkologjisë, me ç’rast në fund edhe ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Për këtë, deputetja Reshitaj ka thënë se rasti meriton hetim të plotë, verifikim të dokumentacionit dhe zbardhje e çdo rrethane, pasi sipas saj, e vërteta duhet të dalë në dritë.

 “Përtej dhimbjes, mbetet një pyetje që nuk mund dhe nuk duhet të heshtë: A mund të ishte parandaluar kjo tragjedi, nëse pacientja do ta kishte marrë terapinë e nevojshme në kohën e duhur? Kjo pyetje kërkon përgjigje. Familja meriton të vërtetën. Çdo paciente që sot lufton me kancerin meriton sigurinë se nuk do të mbetet pa trajtim kur jeta e saj varet nga terapia.”, ka shkruar ajo.

Reshitaj ka shtuar se si deputete dhe anëtare e Komisionit për Shëndetësi, do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij rasti, hetim të paanshëm dhe llogaridhënie nga të gjithë përgjegjësit.

“Pas çdo pacienti është një familje. Pas çdo mungese të terapisë është frika, vuajtja dhe shpresa që shuhet dita ditës. Mungesa e terapise nuk mund të jetë një betejë tjetër për njerëzit që tashmë po luftojnë për jetën. Asnjë nënë, motër apo grua nuk duhet të mbetet pa terapinë për të cilën ka nevojë. Asnjë familje nuk duhet të jetojë me dyshimin se njeriu i tyre i dashur mund të kishte pasur një mundësi më shumë.”, ka thënë ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.