KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkesa e PDK-së: Presidentja kthen “Specialen” në Kuvend (VIDEO)

Kërkesa e PDK-së: Presidentja kthen “Specialen” në Kuvend (VIDEO)

Presidentja Justina Shiroka-Pula vendosi që ligjin për Gjykatën Speciale ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim, një ditë para se t’i përfundojë afati për vendim.

Në arsyetimin e këtij vendimi, e para e shtetit njoftoi se po vazhdon konsultimet me përfaqësues institucionalë e partiakë për bashkërendimin e veprimeve për mbrojtjen sa më të mirë të të drejtave dhe interesave të kryesorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kësaj, për këtë punë ia hapi rrugën vet subjekti që e inicoi ndyshimin e ligjit, Partia Demokratike e Kosovës duke kërkuar që ligji të mos dekretohet.

Kthimi veç në Kuvend, jo edhe në Qeveri, siç thonë nga PDK-ja synon verifikimin përfundimtar profesional te pikat që mund të pengojnë zbatimin e tij.

Për Ramush Haradinaj, që e përkrahu pa rreshtur këtë ligj, kthimi i tij pas përplasjeve është ofendim.

Vetëvendosja thotë se e kishte paralajmëruar këtë situatë. Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike, që nuk e votuan ligjin, thonë se as fokusi nuk duhet qenë aty.

Mbase edhe pa LDK-në, iniciuesit presin që edhe pas kthimit ligji të votohet sërish brenda pak javësh.

Ai, siç thonin nga PDK, kishte kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara vetëm në pretendimet e raportit të Dick Marty, kthimin e dhomunës supreme në Kosovë, kufizimin e dënimit maksimal e deri te falja e të dënuarve nga presidentja e shtetit.

Detajet mund t'i gjeni në kronikën e mëposhtme:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.