Airbnb ka ndryshuar rregullat e saj për të kufizuar atë që pritësit mund t'u kërkojnë mysafirëve të bëjnë – duke përfshirë edhe pastrimin.
Airbnb thotë se mysafirëve – të cilët duhet të paguajnë një tarifë pastrimi – nuk duhet t'u kërkohet të kryejnë detyra që normalisht kryhen nga një pastrues, duke përfshirë larjen e enëve dhe heqjen e krevateve, transmeton Klankosova.tv.
Sipas BBC, rregullat e reja do të zbatohen për të gjitha rezervimet e bëra prej 20 nëntor e tutje në tregun e akomodimit.
"Rregullat e shtëpisë i ndihmojnë mysafirët të kuptojnë se çfarë presin pritësit, por kemi dëgjuar nga komuniteti ynë se ato mund të jenë konfuze, të rënda dhe të vështira për t'u menaxhuar", tha një Airbnb për BBC-në.

