Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar që kryesia e kësaj partie të jap dorëheqje sonte pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Këshilli drejtues duhet të mblidhet dhe të caktojë një kryesi të re.
Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00.
“Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd. Këto janë çështje që prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit tonë dhe dinjitetin e shtetit tonë. Kërkesa është e qartë, dorëheqje sonte, mbledhje e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim këtë ligj, pas kërkesës së PDK-së.

