KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Cyrih: Nga janari shtrenjtohen lejet e parkimit në zonat blu, tarifat deri në 1,000 franga

Cyrih: Nga janari shtrenjtohen lejet e parkimit në zonat blu, tarifat deri në 1,000 franga

Nga 1 janari 2027, banorët e Cyrihut do të paguajnë më shumë për lejet vjetore të parkimit në zonat blu. Tarifat e reja do të llogariten sipas peshës dhe llojit të motorit të automjetit.

Lejet që deri më tani kushtonin 300 franga në vit, në shumë raste do të kalojnë 500 franga, ndërsa për SUV-të e rënda me benzinë çmimi mund t’i afrohet 1,000 frangave.

Ndryshimet vijnë pas vendimit të qytetarëve në referendumin e vitit 2025, kur 52.8 për qind votuan pro sistemit të ri. Sipas rregullave, banorët që kanë vende private parkimi pranë banesave duhet t’i shfrytëzojnë ato përpara se të përfitojnë leje për zonat blu, shkruan SRF info, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, disa biznese do të përfitojnë ulje të tarifave, me lejet e zakonshme për ndërmarrjet me deri në gjashtë targa që do të kushtojnë 360 franga në vit, nga 480 franga sa kushtonin më parë.

Lejet e vjetra do të mbeten të vlefshme deri më 30 prill 2027, ndërsa kërkesat për lejet sipas sistemit të ri duhet të dorëzohen deri më 15 janar 2027./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.