KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tajani njofton përfundimin e projektit të pagesave të menjëhershme, pjesë e tij edhe Kosova

Tajani njofton përfundimin e projektit të pagesave të menjëhershme, pjesë e tij edhe Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani i Italisë, ka marrë pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit, ku kanë qenë edhe krerët e shteteve dhe qeverive, në Budva të Malit të Zi, në përfaqësim të kryeministres Giorgia Meloni.

Në komunikatë shtohet se, Tajani ka njoftuar për përfundimin e projektit TIPS Clone, një sistem i ri i pagesave të menjëhershme i projektuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.

‘’ Projekti do të ndihmojë në lehtësimin e shkëmbimeve ekonomike, uljen e kostove të transaksioneve dhe promovimin e integrimit gradual të rajonit në infrastrukturën financiare evropiane. Në të përfshihen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Projekti do të inaugurohet zyrtarisht më 23 nëntor në Romë, në praninë e guvernatorëve të bankave qendrore përkatëse’’, thuhet në komunikatë.

Komunikata:

Ministri Tajani në Samitin e Procesit të Berlinit: Njoftohet përfundimi i projektit italian për pagesat e menjëhershme në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, mori pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit, ku u mblodhën krerët e shteteve dhe qeverive, në Budva të Malit të Zi, në përfaqësim të kryeministres Giorgia Meloni.

Ministri Tajani njoftoi për përfundimin e projektit TIPS Clone, një sistem i ri i pagesave të menjëhershme i projektuar për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nisma, e zhvilluar me propozimin e Bankës së Italisë, bazohet në modelin e sistemit evropian TIPS, i cili mundëson kryerjen e pagesave të menjëhershme 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.

Projekti do të ndihmojë në lehtësimin e shkëmbimeve ekonomike, uljen e kostove të transaksioneve dhe promovimin e integrimit gradual të rajonit në infrastrukturën financiare evropiane. Në të përfshihen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Projekti do të inaugurohet zyrtarisht më 23 nëntor në Romë, në praninë e guvernatorëve të bankave qendrore përkatëse.

Ky projekt përfaqëson një rezultat konkret të angazhimit afatgjatë të Italisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe dëshmon se mbështetja për perspektivën evropiane të rajonit është një përparësi strategjike e politikës së jashtme italiane, ku përfshihen institucione të ndryshme kombëtare.

Ministri Tajani ritheksoi se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor përfaqëson një investim strategjik në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe të gjithë kontinentit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.