Një person me inicialet F.C. është arrestuar të enjten në Han të Elezit, pasi kërkohej me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Arrestimi u bë rreth orës 11:20, ndërsa personi ishte dënuar me 60 ditë burgim, transmeton Klankosova.tv.
Pas arrestimit, ai e ka shlyer dënimin përmes pagesës prej 1,200 eurosh, në përputhje me mundësinë e paraparë nga gjykata, dhe më pas është liruar.
Burimi: klankosova.tv ↗

