KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Macroni i kundërvihet Trumpit: Po shfrytëzon protestat tona për fushatë

Macroni i kundërvihet Trumpit: Po shfrytëzon protestat tona për fushatë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka akuzuar disa liderë të huaj se po shfrytëzojnë politikisht trazirat në Francë, duke përhapur informacione të pavërteta. Reagimi i tij vjen pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili pretendoi se trazirat lidhen me emigracionin dhe jo me pakënaqësitë për arsimin ose koston e jetesës.

Presidenti francez tha se nuk mund të bëhen deklarata që nuk mbështeten në fakte, ndërsa paralajmëroi për pasojat e përhapjes së diziinformimitt

Protestat në Francë nisën me kërkesa për financim më të mirë të arsimit, përpara se t’u bashkoheshin sindikatat dhe grupe të tjera që kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe gjendjen e shërbimeve publike.

Demonstratat u përshkallëzuan në disa qytete, ku u regjistruan përleshje, akte dhune, plaçkitje dhe dëmtime të pronave publike e private.

Sipas të dhënave të raportuara, më shumë se 2.600 persona janë arrestuar gjatë protestave.

Kreu i shtetit francez paralajmëroi se autoritetet do të marrin të gjitha masat e lejuara me ligj për të parandaluar përsëritjen e dhunës gjatë protestave të ardhshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit publik dhe të informimit të saktë. /abcnews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.