KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia kap në flagrancë ‘fajdexhiun’ në Prishtinë

Policia kap në flagrancë ‘fajdexhiun’ në Prishtinë

Një person me inicialet L. K. është arrestuar këtë të enjte nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar në flagrancë, në momentin kur dyshohet se po pranonte para nga viktima në emër të interesit të fajdesë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, L.K., dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të përfitimit të interesit nga fajdeja. Përmes këtij presioni, viktima dyshohet se ishte detyruar të vepronte në dëm të pasurisë së tij, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me prokurorin e rastit, po vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ligjore ndaj të dyshuarit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.