KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bill Clinton citon Kuranin për të mbrojtur myslimanët nga paragjykimet (VIDEO)

Bill Clinton citon Kuranin për të mbrojtur myslimanët nga paragjykimet (VIDEO)

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka dënuar paragjykimet ndaj myslimanëve, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim dhe respekt mes komuniteteve të ndryshme fetare.

Clinton i bëri këto deklarata të martën në mbrëmje, më 20 tetor, gjatë një aktiviteti ndërfetar të titulluar “Shumë fe, një Florida”, i mbajtur në Koinonia Worship Center, në zonën Hollywood-Pembroke Park, në qarkun Broward të Floridës, shkruan The Siasat Daily, transmeton Klankosova.tv.

“Jam lodhur duke i denigruar njerëzit vetëm pse janë myslimanë”, deklaroi Clinton, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj paragjykimeve dhe gjuhës përçmuese ndaj besimtarëve myslimanë.

Gjatë fjalës së tij, ish-presidenti amerikan kujtoi gjithashtu interesimin e vajzës së tij, Chelsea Clinton, për librin e shenjtë të Islamit. Sipas tij, Chelsea e kishte lexuar të gjithë Kuranin kur ishte 15 vjeçe dhe më vonë e kishte nxitur edhe të atin ta lexonte atë.

Clinton iu referua gjithashtu ajetit 13 të sures El-Huxhurat, ku theksohet se njerëzimi është krijuar në popuj dhe fise të ndryshme, në mënyrë që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin.

Përmes këtij referimi, ai nënvizoi rëndësinë e njohjes së ndërsjellë, dialogut dhe mirëkuptimit mes komuniteteve, në vend të armiqësisë dhe paragjykimeve për shkak të përkatësisë fetare.

“I'm tired of people denigrating Muslims for being Muslims,” former US President Bill Clinton said, recalling how his daughter read the Quran at 15 and highlighting its message of mutual understanding.

Video: C-Span

Read full story on https://t.co/2fjv8YTPNw pic.twitter.com/rKY41yynNt

— The Siasat Daily (@TheSiasatDaily) October 22, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.