KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Këshilltari i Laportës sulmon Real Madridin dhe Mourinhon: “Rastin Negreira po e shtrembërojnë”

Këshilltari i Laportës sulmon Real Madridin dhe Mourinhon: “Rastin Negreira po e shtrembërojnë”

Enric Masip, këshilltar i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, ka kritikuar ashpër Real Madridin dhe trajnerin José Mourinho, vetëm pak ditë para El Clásicos.

Sipas raportimit të "Goal", duke iu referuar gazetës "Marca", Masip e akuzon klubin madrilen se po e përdor vazhdimisht çështjen Negreira për të dëmtuar imazhin e Barcelonës.

Ai pretendon se deklaratat e Real Madridit nuk e dëmtojnë vetëm klubin katalanas, por edhe La Ligën, klubet e tjera dhe institucionet e arbitrimit.

“Po përpiqen t’i mbulojnë problemet e tyre”

Masip pretendon se sulmet ndaj Barcelonës janë pjesë e një strategjie për të larguar vëmendjen nga problemet e vetë Real Madridit.

“Kur dikush përdor këto metoda, të cilat nuk lindin rastësisht, por janë një përzierje e trajnerit, disa mediave, kanaleve televizive dhe klubeve, atëherë po përpiqet t’i mbulojë problemet e veta duke iu referuar rivalit më të madh”, deklaroi këshilltari i Laportës.

Sipas tij, përmendja e vazhdueshme e çështjes Negreira po shfrytëzohet për të vënë në pikëpyetje reputacionin e Barcelonës, në vend që debati të zhvillohet mbi fakte konkrete.

Masip e kritikon edhe Mourinhon

Këshilltari i Laportës nuk i kurseu kritikat as për José Mourinhon, duke e krahasuar mënyrën se si portugezi flet për rivalët me qasjen e trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick.

“Shikoni një konferencë për shtyp të Mourinhos dhe një të Flickut. Flick, edhe kur i është bërë padrejtësi, shikoni si flet për kundërshtarin dhe sa respekt ka për të, për lojtarët dhe trajnerin. Këto janë vlerat e Barcelonës”, u shpreh Masip.

Ai shtoi se, sipas këndvështrimit të tij, Mourinho dhe Real Madridi priren t’ua atribuojnë të tjerëve përgjegjësinë për problemet e tyre.

Deklaratat vijnë në prag të përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit, duke e rritur edhe më shumë tensionin mes dy rivalëve historikë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.