KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mbi 55 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, mbi 60% janë më të moshuar se 65-vjeç

Mbi 55 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, mbi 60% janë më të moshuar se 65-vjeç

Që nga 14 tetori, 55,535 qytetarë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët më shumë se 60 përqind janë mbi 65 vjeç.

Vaksina falas është e destinuar për persona mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës të kujdesit shëndetësor, gra shtatzëna dhe fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç. Personat që i përkasin grupeve të rrezikut dhe që ende nuk janë regjistruar u kërkohet ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski dje mori vaksinën kundër gripit sezonal në Institutin e Shëndetit Publik, nga ku filloi vaksinimi në të gjitha pikat në të gjithë vendin.

Ai theksoi se vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit, pasi zvogëlon rrezikun e formave më të rënda të sëmundjes, komplikimeve dhe vdekjeve, veçanërisht tek njerëzit nga grupet e rrezikut./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.