KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar Qeverinë për procesin e gjatë të renovimit të Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, Rama tregoi se në ndërtesën e rinovuar të Teatrit është duke u bërë edhe një "mbindërtim".

"A PO E NJIHNI KËTË OBJEKT? Është Teatri Kombëtar i Kosovës, në mes të Prishtinës, që tash e pesë vjet është në renovim! A po e shihni atë 'mbindërtim' atje? Kështu po e rinovon MKRS-ja thesarin e kulturës sonë, Teatrin Kombëtar", tha Rama.

Ndërkohë, Rama tha se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) e ka bllokuar “krejt Prishtinën në emër të mbrojtjes së trashëgimisë”, kurse në ndërtesën e Teatrit po lejohet, sipas tij, mbindërtim.

“Qe si e trajtojnë këta trashëgiminë kulturore shtetërore, e neve nuk na lojnë as me gërry asfalt, se po na del trashëgimia!!", ka shkruar Rama në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.