KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident në Lushnjë, autobusi përplaset me veturën dhe përfundon në murin e një biznesi

Aksident në Lushnjë, autobusi përplaset me veturën dhe përfundon në murin e një biznesi

Një aksident rrugor është regjistruar në Barbullinjë të Lushnjës, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë është përplasur me një automjet tip BMW dhe më pas ka përfunduar në murin e një biznesi.

Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, raporton A2 CNN, transmeton klankosova.tv.

Sipas informacioneve në vendngjarje, autobusi po lëvizte në korsinë e tij kur automjeti tip BMW i ka prerë rrugën. Pavarësisht frenimit të fortë nga drejtuesi i autobusit, përplasja nuk është shmangur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Pasagjeret janë në pritje të ndonjë mjeti tjetër transporti për të vazhduar udhëtimin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.