KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rezultatet e testit PISA, Çeku: Po punojmë për strategjinë e re të arsimit

Rezultatet e testit PISA, Çeku: Po punojmë për strategjinë e re të arsimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku tha se po punohet në strategjinë e re të arsimit për t’i adresuar rezultatet e dobëta të testit të PISA.

Çeku iu përgjigj pyetjes së deputetes së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu e cila e pyeti lidhur me masat që ka marrë MASh për të adresuar këto defekte që i pasqyroi testimi i PISA 2025.

“Duke nisur nga rezultatet e dobëta të tesit PISA të vitit 2025, meqë rast janë publikuar sivjet, me shumë shqetësim po e pyes ministrin se çfarë masa ka marrë të menjëhershme që sistemi arsimor t’i adresojë këto defekte”, tha Lushaku Sadriu.

Çeku tha se ministria që ai drejton po bën strategjinë e reformës së ardhshme 10 vjeçare në sektorin e arsimit në bashkëpunim me sindikatat, këshillat e prindërve, nxënësve dhe studentëve si dhe kolegjiumet e DKA-së, institucioneve parashkollore dhe parlamentet studentore.

“Siç e dini edhe ju zhvillimi dhe përmirësimi i shkathtësive të nxënësve në lexim-kuptim, matematikë dhe shkenca është proces afatgjatë që kërkon ndërhyrje në dy nivele, në atë sistemik dhe në atë të ndërhyrjeve të shpejta. Sa i përket qasjeve sistemike aktualisht jemi në fazën e përparuar të strategjisë së re të arsimit ku po bëhet planifikimi strategjik i reformës së ardhshme 10 vjeçare në sektorin e arsimit. Krahas mobilizimit të ekspertizës më të mirë vendore, po sigurohemi për gjithëpërfshirje, strategjinë po e hartojmë bashkë me Sindikatën e Arsimit, Kolegjiumin e DKA-ave, Këshillin e Prindërve, Konferencën e Rektorëve, Kolegjiumin e Institucioneve Parashkollore, Parlamentet Studentore dhe Këshillat e Nxënësve…”, tha fillimisht ai.

Ai tha se ky program pritet të finalizohet në javët në vijim.

“Paralelisht jemi duke punuar në disa hapa konkret: Rishikimi i kornizës korrikulare, rishikimi total i regjimit aktual të teksteve shkollore, digjitalizimi i procesit mësimor. Në veçanti jemi duke hartuar programin kombëtar për lexim dhe matematik. Ky program synon të adresojë sfidat në shkathtësitë përkatëse të cilat dalin edhe nga analiza e rezultateve të testit PISA 2025. Besoj që programin do ta finalizojmë në javët në vijim”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.