KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Digjet një automjet në Shqipëri, plagoset rëndë drejtuesi 37-vjeçar

Digjet një automjet në Shqipëri, plagoset rëndë drejtuesi 37-vjeçar

Një automjet tip “Volkswagen Touran” është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin Kardhiq-Delvinë. Si pasojë, drejtuesi i mjetit, Maridon Dhuli, 37 vjeç, banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Në ndihmë të tij kanë shkuar kalimtarë të rastit. Sokol Ahmetaj, qytetar nga Saranda, i cili po kthehej nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke përdorur xhupin e tij, si dhe ka njoftuar spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Për shuarjen e zjarrit në automjet ndërhyri zjarrfikësja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.