Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën në Lipjan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa vjehrra e saj dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Burimi: klankosova.tv ↗

