Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet se ka kanosur nënën e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 tetor 2026, rreth orës 18:00.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë rastit është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
"Mitrovicë Jugu 21.10.2026 – 18:00. I dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur nënën e tij. Është arrestuar i dyshuari, i cili ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.”
Burimi: klankosova.tv ↗

