Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Arrestimet në BKS, Prokuroria në Prizren në ora 14:00 jep detaje

    January 8, 2026

    Uji në zonat e Mitrovicës nuk është i pijshëm

    January 8, 2026

    Danimarka do të qëllojë e para dhe do të bëjë pyetje më vonë nëse SHBA-të pushtojnë Grenlandën

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Arrestimet në BKS, Prokuroria në Prizren në ora 14:00 jep detaje
    • Uji në zonat e Mitrovicës nuk është i pijshëm
    • Danimarka do të qëllojë e para dhe do të bëjë pyetje më vonë nëse SHBA-të pushtojnë Grenlandën
    • Më duhej të ikja nga Irani, por ata që lashë pas kanë një shans real për liri
    • Komuna e Malishevës thotë se të gjitha rrugët janë pastruar nga bora
    • Dolce sfidon të ftohtin në Big Brother VIP Kosova 4, shfaqet me bikini në oborrin e mbuluar me borë
    • Zbardhen tri vepra penale „mashtrim“ dhe një „mashtrim në tentativë“ në Tetovë, ndalohet një 23-vjeçare nga Shkupi
    • Zelensky thotë se lufta mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Vuçiq kritikon arrestimin e Maduron nga SHBA, Haradinaj: Armiqtë e Amerikës janë miqtë e Serbisë

    Vuçiq kritikon arrestimin e Maduron nga SHBA, Haradinaj: Armiqtë e Amerikës janë miqtë e Serbisë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 4, 2026 Aleksandar vuçiq 2 Mins Read
    Vuçiq kritikon arrestimin e Maduron nga SHBA, Haradinaj: Armiqtë e Amerikës janë miqtë e Serbisë
    Vuçiq kritikon arrestimin e Maduron nga SHBA, Haradinaj: Armiqtë e Amerikës janë miqtë e Serbisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar të dielën arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e Kombeve të Bashkuara “nuk funksionojnë më”.

    Duke folur për media në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Vuçiq tha se në politikën globale sot mbizotëron “ligji i forcës”.

    “Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, deklaroi Vuçiq.

    Shtetet e Bashkuara arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë të shtunën në mëngjes, ndërsa njëkohësisht ndërmorën sulme ajrore në disa lokacione, duke tronditur kryeqytetin Karakas.

    Ndaj deklaratave të Vuçiqit ka reaguar ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.

    Përmes një postimi në platformën “X”, Haradinaj ka theksuar se rendi ndërkombëtar forcohet vetëm atëherë kur regjimet që shkelin sovranitetin e shteteve, shtypin demokracinë dhe eksportojnë paqëndrueshmëri përballen me përgjegjësi, e jo kur mbrohen.

    “Armiqtë më të këqij të Amerikës, miqtë më të afërt të Serbisë. Rendi ndërkombëtar përforcohet kur përballen, jo mbrohen, regjimet që shkelin sovranitetin, shtypin demokracinë dhe eksportojnë paqëndrueshmëri”, ka shkruar Haradinaj.

    Një nga argumentet kryesore për forcimin e bashkëpunimit me Venezuelën, të cilat i kanë paraqitur zyrtarët serbë, është fakti se Venezuela nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Në inaugurimin e Maduros si president në janar të vitit të kaluar mori pjesë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, duke nxitur kritika nga Brukseli.

    Në vitin 2023, Serbia dhe Venezuela nënshkruan marrëveshje për heqjen e vizave dhe paralajmëruan hapjen e ambasadës serbe në këtë vend, i cili kufizohet me Kolumbinë, Brazilin dhe Guajanën.

    Regjimi venezuelian ndodhet nën sanksione nga Bashkimi Evropian, anëtarësimit të të cilit Serbia i synon, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja./Telegrafi.

    TË TJERA

    Danimarka do të qëllojë e para dhe do të bëjë pyetje më vonë nëse SHBA-të pushtojnë Grenlandën

    Trump do të takohet me presidentin kolumbian në Shtëpinë e Bardhë në ‘të ardhmen e afërt’

    Ministri i Brendshëm i Venezuelës thotë se 100 persona kanë vdekur në sulmin amerikan

    Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka

    Zelensky thotë se SHBA-të duhet të rrëzojnë udhëheqësin çeçen pas Maduros

    SHBA synon të kontrollojë shitjet e naftës në Venezuelë ‘për një kohë të pacaktuar’

    Trump dyshon se “NATO do të jetë aty për SHBA-në, nëse do të jetë e nevojshme”

    LEXO GJITHASHTU

    Arrestimet në BKS, Prokuroria në Prizren në ora 14:00 jep detaje

    January 8, 2026

    Uji në zonat e Mitrovicës nuk është i pijshëm

    January 8, 2026

    Danimarka do të qëllojë e para dhe do të bëjë pyetje më vonë nëse SHBA-të pushtojnë Grenlandën

    January 8, 2026

    Më duhej të ikja nga Irani, por ata që lashë pas kanë një shans real për liri

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Komuna e Malishevës thotë se të gjitha rrugët janë pastruar nga bora

    January 8, 2026

    Dolce sfidon të ftohtin në Big Brother VIP Kosova 4, shfaqet me bikini në oborrin e mbuluar me borë

    January 8, 2026

    Zbardhen tri vepra penale „mashtrim“ dhe një „mashtrim në tentativë“ në Tetovë, ndalohet një 23-vjeçare nga Shkupi

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.