KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

107-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë: Nuk e nis ditën pa vezë dhe proshutë

107-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë: Nuk e nis ditën pa vezë dhe proshutë

Dorothy Creighton, e cila muajin e kaluar festoi 107-vjetorin e lindjes, beson se sekreti i një jete të gjatë dhe të lumtur fshihet te familja e mirë dhe një mëngjes i veçantë.

E moshuara nga Horndean, në Hampshire të Anglisë, thotë se prej rreth një shekulli nuk e nis ditën pa ngrënë vezë dhe proshutë. Ajo gjithashtu ka një dobësi për ëmbëlsirat e vogla të njohura si Jelly Babies.

“Sekreti i një jete të gjatë dhe të lumtur është të kesh një bashkëshort të mirë, një familje të mirë dhe t’i mbash të gjithë rreth vetes në lëvizje”, u shpreh Dorothy, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë jetës së saj, ajo përjetoi Luftën e Dytë Botërore, punoi fillimisht si parukiere dhe më pas iu bashkua organizatës Women’s Land Army. Aty takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, me të cilin krijoi familje dhe rriti tre fëmijë.

Dorothy jeton në një shtëpi kujdesi që nga viti 2023. Për ditëlindjen e saj të 107-të, stafi organizoi një festë surprizë me tullumbace, dekorime dhe tortë, në praninë e familjarëve dhe miqve.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2024 në vend jetonin rreth 16 mijë e 600 persona të moshës 100 vjeç e lart./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.