KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Cardi B dëshiron t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike në gjoks, por ka frikë!

Cardi B dëshiron t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike në gjoks, por ka frikë!

Reperja e njohur Cardi B ka zbuluar se dëshiron t’i nënshtrohet sërish një ndërhyrjeje estetike në gjoks, pasi, sipas saj, ai ka humbur formën. Megjithatë, artistja ka pranuar se ndihet shumë e frikësuar nga ideja e operacionit.

Gjatë një bisede në X Spaces, 34-vjeçarja tha se prej kohësh po mendon për këtë ndërhyrje, por gjoksi është e vetmja pjesë e trupit për të cilën ndihet e pasigurt kur bëhet fjalë për kirurgjinë estetike, transmeton Klankosova.tv.

“Po ju them të drejtën, dua t’i rregulloj gjoksin sa më shpejt. Për disa arsye, kam frikë. Nuk e di pse, sepse nuk kam frikë të bëj asnjë ndërhyrje tjetër, por nga operacioni i gjoksit po. Nuk është një ndërhyrje e lehtë, por duhet ta bëj”, është shprehur reperja.

Cardi B ia atribuon ndryshimet në trup shtatzënive dhe lindjeve të fëmijëve të saj. Artistja, e cila është nënë e katër fëmijëve, foli hapur për ndryshimet që ka vënë re në gjoksin e saj ndër vite.

“Këta fëmijë ma kanë shkatërruar gjoksin. E kam pasur prej një kohe shumë të gjatë”, tha ajo me humor.

Reperja shtoi se ka rreth 18 vjet që ka gjoksin në formën aktuale dhe se, me kalimin e kohës, ai ka ndryshuar ndjeshëm. Ajo përmendi edhe madhësinë e thithkave dhe të areolave, duke theksuar se, ndonëse i pëlqen pamja e tyre, ndonjëherë e ka të vështirë të veshë rroba të caktuara.

Megjithatë, Cardi B sqaroi se nuk synon domosdoshmërisht të ndryshojë madhësinë e gjoksit, por dëshiron t’i rikthejë formën. Pavarësisht dëshirës, ajo ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.