KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontrolle kundër narkotikëve në Ferizaj, iniciohen tri raste

Kontrolle kundër narkotikëve në Ferizaj, iniciohen tri raste

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në Ferizaj me qëllim të parandalimit të veprave penale që lidhen me narkotikët.

Sipas njoftimit të Policisë, më 21 tetor 2026, njësitet policore kanë realizuar kontrolle në lokacione të frekuentuara nga të rinjtë, me synim identifikimin e personave që dyshohet se posedojnë substanca narkotike.

Gjatë këtyre aktiviteteve janë iniciuar tri raste, ku të dyshuar janë tre persona të moshave 19, 33 dhe 35 vjeç, të identifikuar me inicialet S.B., D.B. dhe L.B.

Policia ka bërë të ditur se për të gjitha rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, në konsultim me prokurorin e shtetit.

Tutje, Policia e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, me fokus të veçantë në sigurinë e të rinjve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.