KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mjekët konfirmojnë diagnozën e Papa Leos: Nuk nevojitet trajtim shtesë

Mjekët konfirmojnë diagnozën e Papa Leos: Nuk nevojitet trajtim shtesë

Mjekët e Papa Leos XIV kanë konfirmuar se tumori i hequr më 13 tetor ishte adenokarcinomë e mushkërisë, por sëmundja i është lokalizuar dhe nuk nevojitet trajtim i mëtejshëm.

Sipas një deklarate të publikuar nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë të mërkurën, rezultatet përfundimtare të analizave histopatologjike dhe molekulare të indit të hequr gjatë ndërhyrjes kirurgjikale konfirmuan diagnozën, shkruan Vatikan News, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë operacionit, Papës iu hoq lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë, ku ishte konstatuar tumori.

“Rezultatet konfirmuan se tumori ishte adenokarcinomë e mushkërisë dhe se sëmundja ishte e lokalizuar. Një vlerësim i mëtejshëm onkologjik ka konfirmuar se nuk nevojitet trajtim shtesë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Njoftimi është nënshkruar nga mjekët Luigi Carbone dhe Stefano Margaritora, të cilët kanë bërë të ditura rezultatet përfundimtare të ekzaminimeve mjekësore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.