KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Merz niset drejt Malit të Zi për samitin e Procesit të Berlinit

Merz niset drejt Malit të Zi për samitin e Procesit të Berlinit

Kancelari gjerman Friedrich Merz është nisur të enjten në mëngjes drejt Tivatit, në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Berlinit.

Merz dhe liderë të tjerë evropianë do të takohen atje me përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas Qeverisë Federale të Gjermanisë, temat kryesore të takimit do të jenë rritja ekonomike, konkurrueshmëria dhe siguria, raporton agjencia e lajmeve “dts”, transmeton Klankosova.tv.

Përveç nxitjes së bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, takimi synon veçanërisht të avancojë procesin e afrimit të këtyre vendeve me Bashkimin Evropian (BE), i cili kohët e fundit ka shënuar ngecje.

Gjermania e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014. Në kuadër të Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Të gjashta këto shtete kanë vite që kanë aplikuar për anëtarësim në BE. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.