José Mourinho ka ngritur shqetësimin për kalendarin e ndeshjeve para përballjes së madhe ndaj Barcelonës, duke theksuar se Real Madridi do të ketë 24 orë më pak pushim sesa rivali katalunas.
Trajneri portugez foli pas fitores 4-1 të Real Madridit ndaj Leipzigut, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve. Barcelona, ndërkohë, kishte luajtur të martën në Paris, ndërsa madrilenët u paraqitën të mërkurën në Santiago Bernabeu.
“Për ‘El Clásicon’ nuk ka vend për vetëbesim të tepruar. Është një ndeshje tjetër e kampionatit, por të thuash se është si çdo ndeshje tjetër do të ishte gënjeshtër, krejtësisht jashtë realitetit. Po humbim 24 orë pushim, por do t’ia dalim”, deklaroi Mourinho për Movistar+. /Zëri

