KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nënshkruhet memorandum për punësimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës në familje në Pejë

Nënshkruhet memorandum për punësimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës në familje në Pejë

Komuna e Pejës ka njoftuar se është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi që synon përmirësimin e mundësive për punësim, aftësim profesional dhe fuqizim ekonomik të viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës në familje.

Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj Bajraktaraj, udhëheqësi i Agjencisë së Punësimit, Blerim Hasani, si dhe ushtruesja e detyrës së udhëheqëses së Zyrës së Punësimit në Pejë, Besiana Lluka.

Sipas njoftimit të komunës, marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional për të lehtësuar qasjen e përfitueseve në tregun e punës, përmes këshillimit dhe orientimit profesional, si dhe informimit për mundësitë e punësimit dhe programet e aftësimit profesional.

Përmes këtij bashkëpunimi, palët synojnë të kontribuojnë në rritjen e pavarësisë ekonomike, riintegrimin në shoqëri dhe fuqizimin e viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës në familje.

Një nga elementet kryesore të memorandumit është krijimi i një mekanizmi të veçantë të referimit për punësim, i cili do të mundësojë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe ofrim të shërbimeve në përputhje me nevojat individuale të secilës përfituese.

Komuna ka theksuar se gjatë zbatimit të këtij bashkëpunimi, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë, dinjitetit, privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale të përfitueseve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.