KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trupit tuaj

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trupit tuaj

Për shkak të dietave me karbohidrate të ulëta, ato kanë marrë një reputacion të keq tek njerëzit. Por, karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trupit tuaj.

Sipas klinikës “Mayo Clinic”, afërsisht 45-65 për qind e kalorive të cilat i konsumoni në ditë, duhet të vijnë nga karbohidratet. Kjo gjë vlen në veçanti nëse bëni ushtrime fizike.

Prandaj, konsumimi i karbohidrateve të duhura është shumë i rëndësishëm. Shumë njerëz mbështeten në karbohidratet e thjeshta që i gjejmë tek ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara. Por në fakt, ju duhet të fokusoheni në ngrënien e karbohidrateve komplekse të cilët i gjeni tek drithërat, pemët, perimet dhe fasulet.

Drithërat e plota ju sigurojnë më shumë fuqi sesa drithërat e rafinuara, sepse organizmi juaj i tretë ato më ngadalë. Po ashtu ndihmojnë në furnizimin e trupit me më shumë energji, si dhe ju mbajnë të ngopur më gjatë. Drithërat gjithashtu i stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Dhe në fund, këto kokrra cilësore i përmbajnë vitaminat dhe mineralet të cilat ju nevojiten për një funksion sa më të mirë të trupit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.