KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Nata e nëntë e protestës në Tiranë mbyllet pa dhunë, “pak incidente te Kryeministria”

Nata e nëntë e protestës në Tiranë mbyllet pa dhunë, “pak incidente te Kryeministria”

Rikthehet paqja në rrugët e Tiranës. Në ditën e nëntë, protesta ndali vrullin.

Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbizotëroi qetësia.

Në bulevardin kryesor të Tiranës u dëgjua herë pas here vetëm zhurma e disa molotovëve dhe shashkave.

Numrat e paktë në shesh dhe mungesa e tensioneve bëri që edhe policia të zbriste në shesh e “paarmatosur” me gaz e sprej lotsjellës.

Në bulevard u nxor vetëm një autobot uji, i cili u përdor vetëm në një moment, transmeton topchannel.

Protestuesit ruajtën qetësinë, por kryeministrit Rama i dhanë sërish përgjigje për ftesën për dialog, duke djegur disa karrige poshtë Kryeministrisë.

Por qetësia nuk pritet të vazhdojë. Të enjten e seancës plenare, protestuesit njoftuan nisjen e tubimit që prej orës 9 të mëngjesit. Ata njoftuan se do të rrethojnë Parlamentin.

Edhe të mërkurën, në shesh u bashkuan sërish pedagogët, të cilët njoftuan se do të jenë pranë studentëve, derisa ata të marrin përgjigje për kërkesat e tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.