KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky shpreson për bisedime të reja me Rusinë dhe SHBA-në deri në fillim të nëntorit

Zelensky shpreson për bisedime të reja me Rusinë dhe SHBA-në deri në fillim të nëntorit

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se Ukraina e mbështet një propozim të SHBA-së për bisedime trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, në nivel negociatorësh, të cilat duhet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur – mundësisht jo më vonë se fillimi i nëntorit.

Zelensky, duke folur me gazetarët përmes WhatsAppit ndërsa kthehej në Kiev nga Norvegjia, tha se kishte biseduar me zyrtarë amerikanë pas takimeve që i dërguari presidencial, Steve Witkoff, pati në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin.

"Kemi marrë konfirmimin se… Rusia e mbështet një takim trepalësh në nivelin e ekipeve tona (negociatore)," tha Zelensky.

"Pala amerikane ka propozuar që takimi të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne e mbështesim këtë… Pala ukrainase ka qenë në kontakt me partnerët e saj amerikanë. Ata do të bëjnë gjithçka që takimi të zhvillohet sa më herët, brenda muajit nëntor. Besoj se jo më vonë se fillimi i nëntorit"

Zelensky theksoi se Kievi mbështet "çdo propozim për armëpushim, për t'i dhënë fund luftës, për një armëpushim në sektorin energjetik, si dhe për iniciativa humanitare", transmeton Klankosova.tv.

Më herët, Kremlini njoftoi se Putini ka rënë dakord për rifillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, që në muajin e ardhshëm.

Witkoff u takua me Putinin një ditë pasi kishte zhvilluar bisedime me Zelensky-n në Norvegji, në një kohë kur në Kiev dhe mes aleatëve të tij kishte shqetësime se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin nga mbështetja për Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.