Como ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyer, duke e mposhtur Manchester Unitedin me rezultat bindës 4-1 në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane dominoi si në lojë, ashtu edhe në rezultat, duke mos i lënë shumë hapësirë kundërshtarit anglez. Nico Paz ishte protagonisti kryesor, duke shënuar dy gola, ndërsa Anastasios Douvikas dhe Jacobo Ramón realizuan nga një gol secili.
Golin e vetëm për Manchester Unitedin e shënoi Joshua Zirkzee, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e thellë.
Me këtë fitore, Como ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Manchester United mbetet me vetëm tri pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
Burimi: klankosova.tv ↗

